“Nisma lidhet me rajonin, jo me persona”/ Rama: Largimi apo jo i Zoran Zaev nuk ndikon në ‘Ballkanin e Hapur’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Beogradi, me gazetarin Denis Minga, foli për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Kjo, një nismë që është mbështetur fort nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Nëse ka marrë një goditje kjo nismë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministri Zoran Zaev, Rama tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Kështu, kryeministri Rama tha se dorëheqja e Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ndikon për Maqedoninë e Veriut në nismën ‘Ballkani i Hapur’.

“Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni, dhe më të mirën e vendeve të rajonit. Ne jemi në këtë nismë për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë fort që kjo nismë në funksion të zbatimit praktik të atyre që janë parimet dhe kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për ta jetësuar Procesin e Berlinit, për të gjeneruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona, dhe patjetër për ta stimuluar më tutje paqen në rajon duke krijuar një atmosferë ku edhe vetë dialogu shumë i vështirë midis Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet në kushte më inkurajuese.”-tha Rama. /Report Tv

Të fundit

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me...

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë e kualifikuar për turneun që...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Lajme të tjera

Web TV