Përplasje në Kuvend/ Boçi: Pse qeveria nuk flet për rastet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve? Kushi: Turp që përdorini këto raste politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje ka ndodhur në Kuvend mes deputetit të PD Luçiano Boçi, i cili tha se pse qeveria dhe autoritetet nuk reagojnë për rastet e dhunës dhe abuzimeve që po u bëhen minoreve duke përmendur edhe rastin e 6-vjeçares në Kamëz që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i ati. Boçi tha se 3 ngjarje janë kaluar në heshtje dhe se asnjë ministri nuk ka folur për të mbrojtur ato fëmijë të abuzuar.

“Tre ngjarje shumë të rënda kanë kaluar në heshtje. E para është dhunimi i 6-vjeçare në Kamëz, 11 vjeçare në Lushnje dhe sot e përdhunimit të 16-vjeçare. Këtu nuk tregohet dhe fshihet, atë pjesën e dramës së familjes shqiptare. Në rastin e vogëlushes mori përmasa ulëritëse, jeta përtej ekraneve në Shqipëri kështu është, copëza dramash. Ndodhi drama e 6-vjeçares.

Ku është kryeministri? Pse nuk flet, na tregon me gishtin e tij satelitin. Ku është ministrja e Arsimit? Pse nuk reagoi, asnjë deklaratë nuk është bërë. Por ajo ministria e Fëmijëve ku është ajo? Po kjo ministria tjetër e Shëndetësisë ku është, pse nuk reagon? Solidariteti këtu po vdes, sepse ju keni axhenda të tjera. Në qendër të vëmendjes tuaj nuk është familja. Nuk artikuluat asnjë shqetësim. Sot megjithëse ka tre ngjarje të rënda, unë nuk dëgjoj asnjë prononcim. Keni humbur çdo lloj komunikimi me shoqërinë. E keni goditur familjen”, tha Boçi.

Kjo ka sjellë reagimin e ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila tha se është turp që këto raste dhe një minorene të përdoret për politikë dhe sulme politike.

“Turpi më i madh është kur rastet e dhunës përdoren politikisht. Vajza është e mitur fatkeqësinë e saj ju e përdorni për të dhunuar politikisht. Nuk duhet reaguar me fjalë por me vepra dhe përmes institucioneve, turp” ka thënë Kushi.

Lexo edhe :  Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

Dy ditë më parë në Tiranë u denoncua një rast i abuzimit seksual të babait ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. 27-vjeçari R.K nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare, ndërsa priten akt-ekspertimi mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo abuzim seksual. Ndërsa sot një tjetër rast abuzimi u denoncua në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare ka denoncuar xhaxhain e të atit se ka abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

Të fundit

Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse

Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me konsumimin e një një kafe. Megjithatë, ka raste specifike ku...

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Moti i...

Zjarret në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave

Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve. Zjarret kanë...

Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë

Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, në nëntor të vitit...

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa...

Lajme të tjera

Web TV