Plagosi dy shoferët të nxënësve tek shkolla ‘Fan Noli’ në Tiranë, identifikohet autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ylli Gosturanin, 45 vjeç. Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.

Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i qëlloi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Dy shoferët u lënduar u dërguan për mjekim më të specializuar në spital.