Shkrumbohet shtëpia në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Rrënojat e një godine të braktisur në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje.

Mësohet se ajo është djegur pjesërisht, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll. Burime bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia.

Deri tani, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.