Takimi Nano – Millosheviç në Kretë/ Frrok Çupi risjell detaje si dëshmitar i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka risjellë detaje, si dëshmitar okular në takimin e Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviç, në Kretë. Ky takim vinte si pjesë e një iniciative për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, iniciativë që u kritikua shumë.

“Iniciativa për Ballkanin e Hapur ka kaluar nëpër shekuj. Më e fundit ka qenë iniciativa e Fatos Nanos për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, që u kritikua shumë.

Madje Nanos iu lidh edhe takimi me Millosheviçin në Kretë. Ajo qe një tentativë për të shkëmbyer bisedime pastaj sigurisht që SHBA-të u tërhoqën. Unë isha në takimin e Kretës.

Ishte i gabuar takimi me Millosheviçin përtej faktit se sado liberal të jesh të takosh një kasap…

Por njerëzit pyesin pse nuk e dinte SHBA për Berishën që u shpall tani, nuk e dinte për Millosheviçin. Janë disa pyetje që kanë njerzillëk, por kanë naivitet shumë të madh. Mund të mos kenë në një moment të caktuar informacion, por nuk është përgjegjëse Amerika se s’ka informacione se do kthehej në një kasap. SHBAT-të u tërhoqën pas takimit të Kretës, bënë distancim të dukshëm. Atëherë qe fundi ’97-’98 pastaj në ’99 filloi lufta.

Edhe udhëheqësit e tjerë që Amerika i ka në qendër të luftës kanë dhënë prova se kanë kryer krime, por informacioni vjen në një moment të caktuar”, tha Çupi.

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Lajme të tjera

Web TV