FNSH aksion në Tiranë, urdhër-arreste nga prokuroria e Krujës

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Është bërë e ditur se janë lëshuar disa urdhër-arreste nga prokuroria e Krujës, ku 2 prej tyre janë persona që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu.

Mësohet se nga aksioni deri tani një person është arrestuar. Burimet thanë se arrestimet vijnë pas hetimeve për dhunimin në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.