Ngjarja në ish-Bllok/ Policia bllokon “Benzin” me të cilin autorët u larguan, arrestohet njëri prej tyre

Është arrestuar një prej autorëve të plagosjes në ish-Bllok.

Policia bën me dije se u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ka nisur me konflikt verbal dhe më pas është përdorur arma. I plagosuri është Ilir Shkurti 32-vjeç.