Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon gjykimin e Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurve:

1. Xhulian Hoxha, i akuzuar:

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2. Euglen Halili, i akuzuar:

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Lexo edhe :  Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

Të fundit

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV