Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës, Bledi Çuçi: Zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveçse largim nga detyra, ndaj policit që një ditë më parë shtyu gazetaren Anila Hoxha drejt greminës në Dajt, ka nisur edhe ndjekje penale. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shkruan në rrjetet sociale se drejtori i policisë Gledis Nano si dhe ai i SHÇBA kanë pasur një komunikim me gazetaren, ndërsa i kërkon ndjesë kësaj të fundit për incidentin e një dite më parë.

Çuçi u bën thirrje qytetarëve që në rast se ndeshin me raste të tilla, t’i denoncojnë duke paralajmëruar zero tolerancë për këto shfaqje të shëmtuara. Ai u bën thirrje efektivëve të mos e lejojnë veten të bien në këtë nivel që i përjashton automatikisht nga policia.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite në Qafë Mollë, kur gazetarët po ndiqnin nga afër operacionin për nxjerrjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë pasi kishte humbur gjurmët prej të paktën dy javësh.

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV