“Ore debil”/ Desh hodhi në greminë gazetarët, pezullohet nga puna efektivi i Policisë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efektivi i policisë me inicialet Sh.T., është pezulluar nga puna pasi u përplas me gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin e Top-Channel të cilët në tentativë për t’i larguar nga vendi ku u vra biznesmeni Rruzhdi Hoxha, desh i hodhi në greminë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar marrëdhënien me median konsiderohen prioritare dhe se çdo punonjës policie që performon një sjellje të pahijshme, do të ndëshkohet. Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Anila Hoxha ishte në vendin e ngjarjes bashkë me një grup gazetarësh terreni në momentin që u shty nga efektivi i policisë bashkë me operatorin që e shoqëronte. Gazetarja u ngrit në këmbë dhe replikoi me efektivin në fjalë për gjestin e bërë prej tij. SHÇBA gjithashtu njoftoi nisjen e hetimeve.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV