Shqiptarët rrahin rojet e sigurisë sepse nuk i lanë të hynin në një lokal në Itali

Janë arrestuar në Itali dy shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç pasi kanë dhunuar 2 roje sigurie të një klubi në Corso Italia në Genova.

Shqiptarët donin të hynin në klub me çdo kusht, por me të drejtë oficerët e sigurimit i penguan pasi klubi i natës tashmë ishte i mbushur plot.

Shqiptarët sulmuan oficerët e sigurisë. Një makinë policie ndërhyri menjëherë dhe policët arrestuan sulmuesit.