Nisma e qeverisë/ Rama mbron “Akademinë e Barinjve” para deputetëve: Mos qeshni kot, ka në gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka komentuar edhe propozimin e ministres së Bujqësisë, në lidhje me hapjen e akademisë së Barinjve.

Rama deklaroi se Akademi për barinj e peshkatarë ka në të gjithë botën, ndërsa i kërkoi opozitës të mos e përqeshë nismën.

Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Se fole sikur po ndaje kopenë me dele para gostisë….

(Dëgjohen zëra nga salla)

Edi Rama: Po po mir si kalove…të flas edhe për atë unë, meqë ju ka ngelur mendja aty tek Akademia e Barinjve, ka në të gjithë botën…Akademia e çobenjve siç thoni ju. Akademia e barinjve e peshkatarëve janë në të gjithë botën, jo me atë kuptim që e merrni ju dhe talleni, janë hapësira ku angazhohen dhe apatohen këto profesione me kohën e re.

(Qeshje në sallë)

Edi Rama: Mos qeshni me vete, se këtë flet vetë qesh vetë e keni si linjë partie ju, ju vjen nga lart poshtë. Të kalojmë tek kjo akademi e vogël që po bëni ju këtu, se është turp, tjetri thotë jam professor akademie, unë jam thjesht një piktor, por për shkak të detyrës mësoj çdo ditë dhe nuk qesh nuk flas vetë por maksimumi flas që të qeshin të tjerët dhe zhgarravis.

Salla: Po, po zhgarravit…

Edi Rama: Çfarë problemi ke ti me zhgarravinat që kanë jetën e tyre, fillon e mbaron tek një copë letër. Njerëzit duhet të shqetësohen që të mos marrin formën e zhgarravinës kur flasin. Po jua kam thënë kini kujdes se ju jeni bam me këmbë e bam me duar…

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV