Komisioni i Ligjeve/ Veliaj kërkon ‘ndihmë’ për sektorin e transportit publik: Të heqim TVSH e biletës që të mos rritet çmimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit të karburanteve. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore, Veliaj kërkoi ‘ndihmë’ për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e ‘barrës’ që i takon.

“Bashkia është përgatitur të bëjë subvencion 1 mln dollarë për të shpëtuar transportin publik, por duhet që secili të bëjë pjesën e vet të barrës”, tha Veliaj.

Për të mos patur një rritje të çmimit të biletës, Veliaj propozoi që të hiqet TVSH e biletës, për të cilën tha se është marrë dakordësia edhe nga qeveria.

“Një nga problematikat që kemi, për të cilat kemi marrë edhe dakordësinë e qeverisë, është transporti publik. Sot jetojmë në një situatë ku tregu i naftës është ky që është dhe ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të reflektohet dhe me një dakordësi në parlament, kur vjen puna për të ndihmuar sidomos operatorët e transportit publik. Ne nuk duam kurrsesi të rrisim çmimin. Vetëm për nivelin e tregut dhe çmimit të naftës ne sot jemi të ç’balancuar. Një propozim që kemi bashkë me qeverinë është të heqim TVSH e biletës dhe automatikisht rritjen çmimit të biletës me 20% e rikuperojmë me heqjen e TVSH. Po ashtu mund të bëhen veprime dhe kur vjen puna me doganën dhe TVSH e mjeteve të transportit publik, tjetër mund të jetë rimbursim i TVSH apo akcizës së naftës”, u shpreh ai.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV