“Berisha u tall sot me demokratët, luajti bllofin”/ Gazment Bardhi: Ja pse nuk e mbledh dot Kuvendin Kombëtar të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e quajti tallje të madhe me demokratët mbledhjen e firmave që Berisha bëri sot për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Bardhi u shpreh që Berisha nuk ka mbledhur dot ¼ e firmave që duhen.

“Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha, e di shumë mirë si funksionon PD. Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD. U provua qartësisht se gjatë gjithë kësaj periudhe ka luajtur një bllof të madh me demokratët.

Nuk kaq mbledhur dot ¼ të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai e di procedurën se ku dorëzohen dhe si është procesi për mbledhjen e Kuvendit.

Ajo që pamë sot është tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre. PD është institucion që funksionon në bazë të Statutit të PD dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që pretendohet se mbahen sekret anëtarët e PD nga organet statusore,” tha Bardhi.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV