Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit. Ai i kishte marrë emigrantëve nga 1150 euro secilit, me premtimin për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së.
Policia njofton se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet në ngarkim të 31-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.