Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në Elbasan, paralajmërohet valë largimesh të shumicës së drejtorëve

Shkarkohet drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.

Në vend të saj në këtë post është emëruar Ermir Çela. Ky i fundit është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.

Gjithashtu  është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.