Wembley vetëm me kuqezinj, pamje nga stadiumi pak para ndeshjes (Foto/Video)

Shqipëria luan sot ndeshjen që vulos përfundimisht nëse kuqezinjtë do të kenë mundësi për të luajtur në play-off  dhe për të tentuar ëndrrën e madhe, Kupën e Botës, Katar 2020.

Edhe pse kjo duket pothuajse e pamundur, të shpresos është falas, ndaj edhe të besuarit e Rejas premtojnë që do të japin maksimumin në fushën e blertë.

Pak pasi trajneri kuqezi ka publikuar 11 titullarët që do të zbresin në fushë, stadiumi ka filluar të mbushet dhe kjo do të jetë ndoshta 1 shtysë e mirë për kuqezinjtë, pasi në tribunat e Wembleyt do të ketë vetëm tifozë kuqezinj për shkak të penalizmit të Anglisë.

Fjala.al ka siguruar pamje nga impianti anglez që është ngjyrosur pak nga pak kuqezi dhe që premton 90 minuta më se interesante dhe emocionuese për të gjithë tifozët shqiptarët.