Dhunon fëmijën e saj të mitur, vihet nën hetim penal 38-vjeçarja nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 38-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës.

Sipas policisë ka rënë në pranga shtetësja A. Z, 38 vjeçe, sepse në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur.

“A. Z, 38 vjeçe, sepse në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur”- njofton policia.

Gjithashtu nga policia e Tiranës janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar edhe tre të tjerë në gjendje të lirë për disa vepra penale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit O. B., 22 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim” është kapur duke drejtuar motomjetin e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Ll. P, 68 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori të një kompanie pasi ka depozituar dhera dhe inerte në anë të rrugës me kamionin e kompanisë ku punon.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

•B. M, 57 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, pranë fshatit Brrar, u konstatua duke hedhur inerte të ndryshme pranë lumit;

•N. T, 46 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, tek “Lapidari“, gjatë kontrollit të mjetit që po drejtonte janë gjetur e sekuestruar 8 trarë (binar);

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.’- njofton policia.

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV