“Kazino” në katin e dytë të pallatit, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohen mijëra euro e kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vijon operacionin “Fati i lojërave”, teksa ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 14 të tjerë në Tiranë. Po kështu janë sekuestruar 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojërave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
•A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qira nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lojërave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

 

Të fundit

Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku...

Humb jetën aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Greene u bë i njohur për publikun...

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra,...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Lajme të tjera

Web TV