Telefonata që nxori në pritë viktimat Erigers Mihasin dhe Dumanin/ Ja si u gjendën bashkë në makinë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet për atentatin me dy viktima në zonën e Astirit në Tiranë janë intensifikuar dhe Policia ka shoqëruar disa persona, nga dëshmitë e të cilëve mund të sigurohen të dhëna për autorët e mundshëm të krimit. Kamerat e sigurisë janë marrë, por burimet thonë se ato nuk japin pamje të qarta të autorëve.

Ndërkohë pika më e fortë e hetimeve është një telefonatë që viktimat kanë marrë shumë pak minuta përpara atentatit. Ata janë telefonuar për të shkuar në një tjetër lokal, për një takim me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, për të cilët policia nuk jep shumë detaje. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë, që i bëri të ngrihen nga lokali dy viktimat Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, që të dy të njohur për vepra të tjera penale, madje edhe të arrestuar, por pa mundur të qëndrojnë gjatë në burg, për mungesë provash, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, është dërguar një kërkesë në kompanitë telefonike për të zbuluar se kujt i përket numri që ka telefonuar viktimat. Burimet thonë gjithashtu se viktimat janë ndaluar nga Policia në Sheshin “Nënë Tereza” për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në këtë vend. Pas kësaj, ata janë drejtuar në Astir, kur janë ulur në lokal, por pas pak minutash, për shkak të telefonatës janë ngritur për t’u larguar. Dyshohet për një bashkëpunim mes vrasësve dhe telefonuesve, por Policia po heton në këtë drejtim.

Të fundit

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit,...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Lajme të tjera

Web TV