Kryeministri Edi Rama nuk e ka shtypur vetë butonin e fillimit të punës në tunelin e Llogarasë, por ka ftuar një vajzë të re, që sipas tij është bërë simbol i kësaj vepre dhe e ka takuar për herë të parë në 2013 gjatë fushatës së PS.
“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët se jam shumë i fokusuar tek fundi dhe jo tek fillimi i punës, por meqë nuk është shirit por buton dhe se dikush duhet ta shtypë atë, unë kërkova që këtu të ishte bashkë me ne ajo vajza që u bë ikonë e këtij rrugëtimi, që e pata takuar për herë të parë në fushatën e vitit 2013. Më pas na ka shoqëruar në këtë rrugëtim dhe lutem që ta shtypë ajo butonin që ne ta konsiderojmë të nisur punën për këtë vepër kaq të rëndësishme”, tha Rama.