Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas uniformave blu janë prangosur L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. D., 36 vjeç.

Këta të fundit janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Proçedohen penalisht edhe 7 emigrantët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E.M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.
Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Lexo edhe :  Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV