Atentat shqiptarit në Greqi, persona të armatosur qëllojnë nga makina në drejtim të 50-vjeçarit

Mes kaosit dhe zhurmës së plumbave janë zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e Kropit në kryeqytetin grek, pasi një shqiptar nga makina ka hapur zjarr ndaj një tjetri, duke e lënë të lënduar.

Sipas policisë bëhet fjalët për rivalitetet e grupeve shqiptare dhe rome se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në atë zonë.

Dëshmitarëve okularë treguan se autori nga makina e tij tip “Opel” ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër teksa po hipte në “Audin” e tij të bardhë.

I plagosur ndodhet në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duke folur lidhur me situatën që trembi banorët, kryetari i Bashkisë së Kropia tha se ka paraljmëruar për këtë situatë.

“Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe ja rezultati”, tha Dimitris Kiousis.