Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime, dhe në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.