Operacioni “Covid Time”/ Arrestohen dy farmacistë, u kapën me ilaçe kontrabandë

Një sasi ilaçesh kontrabandë janë kapur këtë të enjte gjatë në një makinë, ku udhëtonin dy farmacistë në kryeqytet.

Policia ka arrestuar në bulevardin “Zhan D’Ark” 42-vjeçarin me iniciale J.D. dhe 26-vjeçarin me iniciale J.P.

Dy farmacistët do të hetohen për për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’.

Medikamentet e ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë janë sekuestruar si provë materiale, që do të shërbejë për hetimet, që do të kryhen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.