Humbi kontaktet me familjen që prej datës 1 nëntor, zhduket në rrethana misterioze i riu nga Erseka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur nga shtëpia prej disa ditësh tashmë duke humbur kontaktet me familjarët e tij.

Mësohet se ai jetonte në fshatin Starje në bashkinë e Kolonjës. Denoncimin e kanë bërë familjarët e 28-vjeçarit të cilët thonë se kanë kontaktuar me të për herë të fundit në datën 1 nëntor.

Bëhet me dije se përpara se të zhdukej, i riu Sherif Mukaj ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitetit dhe telefonin në shtëpi.

Prindërit e tij jetonin prej vitesh në Amerikë, dhe pohojnë përpara policisë se prej disa ditësh nuk kanë folur me asnjë prej tyre.

Të alarmuar, ata janë nisur drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre, duke bërë dhe një denoncim në polici.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

Të fundit

Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet/ Kleana Xhuveli: Do përfaqësoj 80 mijë votues

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në...

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Lajme të tjera

Web TV