‘Medalje të artë’ për maturantët ekselentë, Rama: Mbështetje dhe mirënjohje për përkushtimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, për dhënien e medaljeve të arit për maturantët ekselentë, Rama i vlerësoi ata për arritjet në mësime.

Ai u shpreh se ka nga ata nxënës, studente që përtej kushteve të vështira ekonomike, kanë arritur të marrin rezultate shumë të mira.

“Kjo që keni arritur sot do t’ju vlejë për të mos pasur frikë nga asnjë ëndërr, kjo është prova që asgjë nuk është e pamundur kur njeriu është i gatshëm t’i përkushtohet një gjëje.” “Një përshëndetje për prindërit që qofshin të varfër ose të kamur meritojnë një respekt shumë të madh, sepse pa mbështetjen e tyre kjo arritje e sotme nuk do të ishte e mundur” u shpreh Edi Rama. Si shembuj suksesi dhe për të inkurajuar ekselentët, Rama jep Leo Messin dhe Ermonela Jahon, si dy njerëz që ia kanë dalë mban çdo vështirësie fizike e psikologjike, Përgjatë dy mandateve janë ndërtuar dhe rikonstruktuar shkolla e kopshte me një infrastrukturë moderne dhe sipas standardeve evropiane. Gjithashtu janë hapur qendrat më të mëdha teknologjike si “Tumo” dhe “Akademia e Kodimit” që synojnë të aftësojnë të rinjtë me njohuritë më të reja në fushën e inovacionit dhe artit. Qeveria ka akorduar fondin prej 1.2 miliardë lekësh për blerjen e afro 300 objekteve për laboratorë fizike, kimie, biologjie dhe 1.7 miliardë lekë për 550 pajisje kompjuterike. Për herë të parë, ka një financim të posaçëm me 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në fushat: arte, zeje, teknologji dhe sporte. Synimi kryesor, është transformimi i Shqipërisë në një qendër të rëndësishme teknologjike rajonale, prandaj është vendosur përfshirja e kodimit që në klasën e parë”, tha ai.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV