Rama zbulon fondin që ka vënë në dispozicion për shkollat: Do mbështesim klubet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, kryeministri Edi Rama tha se do vendoset një fond në dispozicion të klubeve të krijuara nga vullnetarizimi për zeje, kulturë apo aktivitete të tjera.

Rama: Dihet që mrrokullat që keni nëpër duar është pjesë e pandashme, por nuk duhet të mos harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me kulturën, artin, dijen, historinë, shkencat humane, me shqipsat, me fizikun, me duart, sytë dhe ato punë të cilat kompjuterat nuk mund ti bëjnë kurrë.

Një aspekt që e kemi dëgjuar dhe më vjen mirë që ka qenë i përsëritur ka qenë mbushja e boshllëkut mes shkollës dhe shtëpisë me mundësinë për të pasur biblioteka të pasura. Në shumë shkolla të rindërtuara kemi hapësira fantastike për biblioteka, por janë të varfra. Për këtë arsye kemi vendosur pasurimin e bibliotekave të shkollave që janë vetëm 1 nga elementët. Të tjerë janë kultura, vallëzimi, teatri për të cilën ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla të bazuar tek dëshira dhe një nivel të dytë më të kualifikuar bazuar tek seleksionimi i atyre që janë më të avancuar.

Kemi vendosur një fond në dispozicionin tuaj. Nëse ka klube në shkollë të krijuara nga vullnetarizimi i nxënësve bashkë me prindërit e mësuesit për zeje, kulturë apo aktivitete, me këtë fond, këto klube mund të marrin mbështetje. Edhe të tjerët nëse organizohen mund të marrin mbështetje për klubin e tyre.

 

Të fundit

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Lajme të tjera

Web TV