Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin mbrëmë në Kamëz, arrestohet i riu (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë.

32-vjeçari Esat Selimaj është arrestuar, pasi ka qëlluar me armë zjarri kundrejt 23-vjeçarit I.I., me qëllim për ta vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga 32-vjeçari.

Informacioni- Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari Esat Selimaj, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas, pas një konflikti të çastit.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Selimaj, në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici.

Lexo edhe :  Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të Selimajt. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV