Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin Vau i Dejës-Bushat.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka. Në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Shefki Zagani, 62 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.