Kombëtarja/ Duka zbulon të ardhmen e Reja-s dhe qartëson çështjen Broja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka konfimuar trajnerin Edi Reja në kreu të kuqezinjve.

“Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.

Duke cekur çështjen e Armando Brojës Duka tha se ka qenë i dëmtuar.

“Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni”, tha Duka.

Të fundit

Hapen aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës, ja kriteret

Janë hapur aplikimet për provimin e pranimit në shkollën e Magjistraturës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije për të gjithë...

Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore

Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të...

Platforma globale ‘Plug and Play’ në Tiranë, Veliaj: Regjistroni falas fëmijët

Plug and Play Tirana” ka çelur sot dyert në ambientet e Piramidës. Bashkë me kryeministrin Edi Rama, i pranishëm në këtë event, ishte edhe kreu i...

Dy gabimet e zakonshme që bëjnë shoferët në drejtimi e makinës

Edhe pse drejtimi i makinës gjatë kohës së ftohjes ose gripit mund të duket i padëmshëm, ekspertët thonë se kjo na bën më të...

Tirana,qendra e talenteve/Rama: Gur i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e mbajtur te Piramida e Tiranës në lidhje me platformën ‘Plug and Play’ e cila ka...

Lajme të tjera

Web TV