Najada Çomo mbush 60 vjeç/ Vajza i bën urimin e veçantë: Dhurata më e bukur që mund t’i bëni mamit është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për mjeken Najada Çomo sot është një ditë e veçantë pasi feston 60-vjetorin e lindjes.
Vajza e saj Greis Çomo, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë një dedikim të bukur nënës së saj për ditëlindje.

Ajo ka postuar një foto me të ëmën dhe shkruan se prej 21 muajsh, Çomo ndodhet në shërbim të pacientëve dhe se asnjë ditë nuk është ankuar se është lodhur.

E teksa bën urimin ajo ka përcjellur edhe një mesazh duke shkruar se dhurata më e mire që mund t’i bëni mjekes është që të vaksinoheni kundër Covid-19.

“Kur është shkrepur kjo foto askush nga ne nuk e dinte se brenda një kohe shumë të shkurtër rrjedha e ditëve tona do ndryshonte totalisht… Prej 21 Muajsh ti je duke u përballur me këtë virus, duke i shërbyer pacientëve me maksimumin e përkushtimit dhe përunjësisë.

Nuk mbaj mend një ditë të vetme që të jesh ankuar për lodhjen e tejskajshme, por gjithmonë ke qenë optimiste dhe shpresëplotë, pasi kjo betejë vetëm në këtë mënyrë mund të përballohet. Gëzuar Ditëlindjen mushi. Dhurata më e bukur që
mund ti bëni mamit dhe gjithë stafit mjekësor të palodhur është të vaksinoheni, andaj ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj”, shkruan Greis në postimin e saj

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV