Shqiptari humb jetën ditën që fitoi Telebingon, telefonata që preku Ardit Gjebrean

Ardit Gjebrea gjatë pasdites së sotme, në emisionin “E diela Shqiptare” është përballur me një situatë vërtet të trishtë.

Ai telefonoi një prej fituesëve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë, më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.

Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë këtë mëngjes, kjo stepi Arditin dhe gjithë stafin dhe publikun në skenë.

“I zoti i biletës vdiq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.