Berisha e ‘shpalli’ “non grata” nga zyra e tij / Ambasadorja Kim e “sfidon” nga Tropoja: Ndjehem si në shtëpinë time

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u rikthye në Tropojë këtë fundjavë për të festuar Ditën e Falenderimeve, një festë tradicionale amerikane, ku ndahen ushqime me familjarë e miq.

Yuri Kim e njofton ndalesën në qytetin verior përmes një postimi në Instagram, ku thotë se ndjehet si në shtëpinë e saj, duke pasur parasysh se edhe rrënjët e saj në Korenë e Jugut i ka nga një zonë malore.

“Si dikush me rrënjët në male jam e gëzuar dhe ndjehem si në shtëpinë time në malet e Shqipërisë. Ishte këndëshm të takoja fytyra familjare dhe të bëja miq të rinj. U habita nga inteligjenca dhe vendosmëria e të rinjve që takova këtu, sidomos nga studentët e “English Empoëers All Tropojans””, shkruan Ambasadorja.

Rastësia e do që postimi i Ambasadores mbërrin nga vendlindja e Sali Berishës në një kohë që ky i fundit e shpalli “non grata” nga zyra e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)