58 vjet më parë në Teksas u vra presidenti i Shteteve të Bashkuara John Kennedy. John Fitzgerald Kennedy, ishte 46 vjeç dhe ishte gjithashtu presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Pёr vrasjen e John F. Kennedy edhe sot vazhdojnё tё qarkullojnё teori komploti. Por tё gjitha janё dёshmuar si tё rreme. Megjithate, edhe sot shtrohet pyetja nëse vrasësi i dyshuar Lee Harvey Oswald veproi vetë, apo ishte pjesë e një komploti ku ishin përfshirë CIA, FBI-ja, Mafia, kubanezët apo KGB-ja….
…Presidenti Kennedy zgjodhi të udhëtonte për në Teksas për të qetësuar fërkimet në Partinë Demokratike midis liberalëve Ralph Yarborough dhe Don Yarborough (pa asnjë lidhje) dhe guvernatori konservator i Teksasit, John Connally. Një vizitë presidenciale në Teksas u ra dakord për herë të parë nga Kennedy, zëvendës presidenti Lyndon B. Johnson (një vendas i Teksasit) dhe Connally ndërsa të tre burrat ishin së bashku në një takim në El Paso më 5 qershor 1963. Udhëtimi i presidentit Kennedy në Dallas u njoftua për herë të parë për publikun në shtator 1963. Rruga e saktë e automjetit u përfundua më 18 nëntor dhe u njoftua publikisht disa ditë para 22 nëntorit.
Atentati
Në 22 nëntor, 1963, në ora 12.39, kolona me presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy iu afrua udhëkryqit të rrugëve Elm dhe Houston në Dallas të Teksasit, pranë ndërtesës së një biblioteke. Nga automobili, Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, buzëqeshnin dhe i përshëndetnin qytetarët e shumtë. Para tyre ishte ulur guvernatori i Teksasit John Conolly dhe gruaja e tij.
Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi historinë, por deri sot ka mbetur mister. Reporteri i radios ngjarjen e përshkroi si vijon: “Duket sikur diçka ka ndodhur në kolonën e automjeteve. Plot njerëz vrapojnë nëpër rrugë, ndërsa shihen edhe policë të shumtë që rendin gjithandej”, thoshte zëri i reporterit.
Disa vlerësime thonë se të paktën dy apo tre të shtëna ishin shkrepur nga drejtimi i bibliotekës.
Sipas hetuesve të qeverisë dhe hetuesve të pavarur, njëri plumb e goditi Kennedy-n prapa qafës dhe i kaloi nëpër fyt, që më pas të vazhdojë nëpër shpatullën dhe krahun e guvernatorit Conolly dhe të përfundojë në këmbën e këtij të fundit. Ky më vonë u quajt “plumbi magjik”, një teori e mbështetur nga Komisioni qeveritar i Warren-it. Plumbi tjetër e goditi Kennedy-n në anën e djathtë të kokës, duke e qëlluar për vdekje. Kolona e automjeteve shpejtoi drejt spitalit Parkland në Dallas. Gazetari para spitalit raportonte: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara është i vdekur”.
Keennedy u shpall i vdekur në orën 13, kurse Conolly mbeti gjallë.
Pesë minuta më vonë, Lee Harvey Osvald u arrestua në Teatrin e Teksasit, pasi ishte përpjekur të hyjë në kinema pa biletë. Policia më pas, në katin e 6-të të bibliotekës e zbuloi pushkën që ishte përdorur për vrasjen e Kennedi-t. U dëshmua se Oswald e kishte blerë përmes postës, dhe i mbante shenjat e gishtërinjve të tij.
Lee Osvald
Kush ishte Oswald? Kjo mbetet pyetja qendrore dhe e pazgjidhur në misterin e vrasjes së Kennedy-t. Oswald pohonte se është marksist, dhe se kishte jetuar dhe punuar 3 vjet në Minsk.
Pas arrestimit, në pyetjen e gazetarëve nëse ai e vrau presidentin, Oswald tha: “Nuk e kam vrarë”, tha Oswald, historia e të cilit përmban shumë enigma supozime për lidhjet e tij me kubanezët antikomunistë dhe Mafien.
Shtrohet pyetja nëse ai veproi vetë apo ishte pjesë e një veprimi të organizuar.
Ndoshta këtë e dinte vetëm ai. Por dy ditë më vonë derisa po transferohej nga arresti, zëri i tij u hesht përgjithmonë. Li Oswaldin e vranë. Vrasësi ishte Jack Ruby, një pronar i klubit të natës nga Dallasi, i lidhur me Mafien. Ruby dhe vrasja e Oswaldit edhe më shumë i shtuan pyetjet në rastin që vështirë shpjegohej. Komisioni i emërtuar sipas drejtuesit, gjykatësit Earl Warren, në 1964 i përfundoi hetimet me kokludimin se Oswald ka vepruar vetë kur e ka vrarë Keneddy-n, ndërsa vrasja e tij nga Ruby nuk ishte pjesë e komplotit.
Max Holland nga Universiteti Virginia, 8 vjet ka hulumtuar nëpër arkivat kombëtare. Në një prononcim për mediat, Holland thotë: “Jemi aq afër dhe aq larg ashtu siç ishim gjithmonë. Por mendoj se vrasja e Oswaldit bëri që 40 vjet të kemi dyshime dhe teori të shumta”.
Historiani Peter Kuznick nga universiteti Amerikan në Uashington është një ndër 72% të amerikanëve, që mendojnë se vrasja e Kennedy-t ishte pjesë e komplotit.
“E dijmë se kishte shumë njerëz në CIA që e urrenin Kennedy-n. Pas dështimit të CIA-s në gjirin e Derrave në Kubë, Kennedy tha se do ta bëjë CIA-n 1 mijë copë. Ai e largoi drejtorin e CIA-s Alan Dulles dhe dy udhëheqës të lartë. Edhe drejtuesi i Byrosë Federale të Hetimeve Edgar Hoover e urrente Kennedy-n. Mund të kishte motive edhe nga kubanezët, sepse Kennedy ishte ndërlidhur në operacionin për rrëzimin e Fidel Castro-s”, thotë Kuznick.
Ndërkaq Max Holland thotë se përvoja ruse e Oswaldit, gjithashtu mund të sjellë përfundime për ndërlidhjen e mundshme të sovjetikëve.
Pikpyetjet
Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara John Kennedy më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Është shtruar pyetja: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar? Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje?
Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë.