Open Balkan/ SHBA vendos kushte për mbështetjen, Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar deklaroi gjatë takimit online në kuadër të “Open Ballkan” se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.

Mbështetja për “Open Ballkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses” deklaroi ai, raporton gazetarja e “ABC”, Linda Karadaku.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij online nga Tirana, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht në Beograd u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin.

Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet.

Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine” tha ai. E ndërsa SHBA-në e falënderoi, kreu i qeverisë shqiptare Bashkimin Europian e kritikoi.

BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse (nisma). Askush nga ne nuk ka pretenduar që është perfekt. Por në vend të thuhet kjo, të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Duke i dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër.

Do të isha i lumtur që dy aleatët dhe partnerët të inkurajojnë të tjerët t’i bashkohen (nismën). Nuk kam dëgjuar kurrë nga Vuçiç që nuk e do Kosovën në tryezë. “Ballkani i Hapur” të mos bëhet karikaturë e strukturave që njohim. Që thonë një gjë dhe pastaj një tjetër” tha Rama, i cili në fund të fjalimit të tij online u duartrokit.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov u shpreh se “kufijtë duhet të bëhen gjithmonë e më pak relevantë”. Kryeministrja e Serbisë, Brnabic e cilësoi “Open Ballkan” si politikë të mençur. “Nëse dështojmë në një nismë si kjo, suksesi ynë është në rrezik” tha ajo.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV