Prejardhja e njeriut, Çarls Darvin publikon: Mbi origjinën e specieve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

24 nëntor 1859

Më 24 nëntor 1859 pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit iluminist. Botohet libri “Mbi Origjinën e Specieve”. Ai është libri që tronditi nga themelet botkuptimin e njeriut për prejardhjen…

…Një prej dilemave më jetëgjata që ka ngërthyer ëndjen dijetuese të njeriut u gjend para një kërcënimi shpërbërës. Më shumë se një shëmbje e mitit, ishte një guxim për të orjentuar njeriun për nga zgjidhja e enigmës së ekzistimit. Kurajon e tij pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai, Çarls Darvin. U rrek të vërtetonte shkencërisht prejardhjen e njeriut duke e bazuar atë mbi faktet e mbledhura, fosilet dhe evoluimin e species në raporte kohore, varjueshëm me kushtet e habitatit. Pikërisht më 24 nëntor 1859 Çarles Darvin publikon “Mbi Origjinën e Specieve”, përvjetori i këtij libri është quajtur “Dita e Evolucionit”.

Puna

Thonë se Darvini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat, debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darvin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjerë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror – transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Njyton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darvinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.

Teoria

Çarls Robert Darvin ishte lindur në12 Shkurt 1809, në Shrewsbury dhe u nda nga jeta më 19 prill 1882, në Downe. Ishte një natyralist anglez, pjestar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij. Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt. Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit. E thënë ndryshe zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.

Lexo edhe :  Komedia “Ëndërr në Papafingo” e regjisorit Leka Bungo shfaqet në Teatrin Skampa

Në Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. Udhëtimi i tij pesë vjeçar me anijen “Bigëll” e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Çarles Lyell. Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838. Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Rasel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme.

Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e specieve” themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin”, libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.”. Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore.

Epilogu

Çarles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të Xhon Hershel dhe Isak Njyton.

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ JD Vance betohet si Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

JD Vance është betuar në ambientet e Kapitolit në Uashington për marrjen e detyrës si zëvendës President i Shteteve...

Mbahet mbledhja e parë e grupit të PS për 2025 pa prezencën e Ramës, zbardhen diskutimet

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për këtë vit është zhvilluar këtë të hënë pa prezencën e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se...

Çfarë do të bëjë Trump pasi të marrë detyrën?

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp sapo ka mbërritur në Capitol, por pas betimit ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë...

Betimi i Trump/ Bush, Clinton dhe Obama marrin pjesë në ceremoni

Disa nga ish-Presidentët e SHBA janë bashkuar në Kapitol për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald...

Sali Kulla si Ebu Qerimi

NGA Edison Ypi Sali Kulla, pasi preu me brisk të gjitha lidhjet me realitetin, po sheh ëndrra, zhgjëndrra, halucinacione, si te Pallati i lavdishëm, Ebu...

Lajme të tjera

Web TV