“46 viktima për naftë më të lirë”/ Media bullgare: Në autobus u gjet karburant shtesë kontrabandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkaqet e aksidenti tragjik ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari janë ende të pazbardhura, ndërkohë që po hetohet në disa pista.

Mediat bullgare ’24 çasa’ shkruan në faqen e saj të parë ‘E marta e zezë, 46 viktima për naftë më të lirë’, dukë lënë të kuptohet se shkaku kryesor i aksidentit është transportimi i karburantit shtesë me autobus. Hetuesit i thanë gazetës se janë gjetur disa mbetje nafte, por mbetet për t’u parë si ka shpërthyer.

Pas përplasjes të autobusit, karburanti ka shpërthyer dhe gjithçka u dogj e u bë hi brenda pak sekondave. Karburanti shtesë dyshohet se ishte ngarkuar në autobus për shkak të diferencës së çmimit të naftës, pasi në Turqi një litër naftë kushton 1.33 lev bullgare, ndërsa në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 2.40 leva. Transportuesi ndoshta po transportonte karburant shtesë për të ulur koston e udhëtimit.

Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të. Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus. Mediat vendase sakaq hodhën edhe dyshime se në autobus kishte 1 mijë litra naftë dhe 30 mijë fishekzjarrë që do të hidheshin në tregun vendas për festat e fundvitit. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën aq sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

 

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV