Ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot në seancë paketën fiskale, fermerët janë mbledhur para tij duke protestuar kundër saj.
Ndërkohë që ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka ftuar fermerët të diskutojnë brenda.
“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”