Dy vjet nga tërmeti/ Politika e përçarë edhe në fatkeqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Lulzim Basha dhe Edi Rama mbajnë qëndrime që përplasen me njëri tjetrin në sjelljen e realitetit dy vite me pas. Rama ka premtuar se do marrin shtëpitë para Krishtlindjeve, ndërsa Basha ka sjellë banorë që ende sjanë shpërblyer

Politika shqiptare edhe kur vjen puna tek fatkeqëitë natyrore ndahen kur duhet të jenë më të bashkuar për tia dalë. Ndërsa nga njëra anë kemi kryeministrin e Shqipërisë që premton shtëpi për çdo të dëmtuar para fillimit të ftestave të fundvitit, kryedemokrati Lulzim Basha ka selektuar në dyvjetorin e tragjedisë të gjejë një familje për të qarë hallin dhe për tju “ankuar” kryeministrit se nuk po bën asnjëgjë. Pas 2 vitesh nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mijëra banesa u shkatërruan, kryedemokrati Lulzim Basha është rikthyer në Durrës për të vizituar një familje të prekur nga kjo fatkeqësi, ku sipas tij për gjendjen e tyre të rënduar përgjegjësinë e ka qeveria e Edi Ramës. “Gjysma tjetër e tragjedisë e cila nuk ka zgjatur për disa minuta siç zgjati tërmeti, por ka zgjatur për 2 vite me radhë është njerëzore ose më mirë të themi është çnjerëzore dhe është harresa është braktisja. Është shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe i fondeve të pushtetit që të gjithë e pamë se kishte një qëllim. Të ju mbanin të lidhur pas vetes dhe të ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 Prillit”, tha Basha. Kreu i demokratëve ju rikthye premtimeve që bënte në fushatën elektorale të 25 prillit për familjet e prekura nga tërmeti duke u zotuar se nuk heq dorë prej angazhimeve të tij.

“Unë jam sot këtu për t’u zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit”, shtoi kryedemokrati. Basha theksoi se do të vijojë të qëndrojë në krah të gjitha familjeve pa asnjë kalkulim politik dhe paraelektoral. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se tragjedi të tilla janë sprovë për popujt dhe shtetin. Ai shtoi se sot, dy vite më vonë jemi ngritur më të fortë.

Lexo edhe :  Demaliaj: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës

Përplasja në dy vite

Si menaxhimi i tragjedisë, ashtu edhe procesi i Rindërtimit, vijoi të mbetej kryefjalë e deklaratave të sukseseve dhe akuzave politike, ndërsa familjet e prekura vijonin në çadra dhe banesa me qira me bonusin e qeverisë. Në muajt që i paraprinë zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri dhe drejtues vendorë socialistë, nisën të shkonin me çelësa në dorë drejt fatkeqve që 26 nëntori i 2019 i la pa shtëpi, duke e argumentuar me pandeminë mosmbajtjen në afat të premtimeve. Kundërshtarët e pushtetit e quajtën propagandë. Zyrtarët e PD-së, një nga një zbritën në zonat e tyre elektorale duke takuar familje që deklaronin se nuk kishin përfituar asgjë nga programi i Rindërtimit. Përplasja shkoi deri aty sa opozita kërkoi ta ndalonte me ligj reklamimin e Programit të Rindërtimit dhe me marrëveshjen e 5 qershorit, palët ranë dakord në Kod Zgjedhor që qeveria të mos promovonte punët e saj në fushatë. Por vetëpërmbajtja mungoi dhe demokratët e adresuan çështjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ndaloi dhënien e çelësave për shtëpitë e tërmetit para zgjedhjeve, por jo reklamimin e ndërtimeve të reja. Në kampin demokrat, qëndrojnë akuzat se në bashkitë e prekura ka pasur pabarazi në trajtimin e familjeve dhe abuzime përmes të cilave kanë përfituar dhe njerëz të paprekur nga tragjedia e dy viteve më parë.

Të fundit

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Nga nesër mbyllet Tik Tok-u, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Report Tv zbardh shkresën e AKEP Shkresa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...

Shqipëria, niveli më i lartë i fëmijëve në rrezik varfërie në Europë

Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian,...

Lajme të tjera

Web TV