Moment i sikletshëm/ Tifozi kap nga të pasmet gazetaren sportive në transmetim live (Video)

Janë duke u zhvilluar hetimet nga komisariati i policisë së Empolit (Firence) për identifikimin e personit që, pasditen e së shtunës, ngacmoi seksualisht gazetaren e transmetuesit rajonal Toscana TV, Greta Beccaglia, teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me studion, në përfundim të ndeshjes së futbollit në Serie A mes Empolit dhe Fiorentinës.

Policia po përpiqet, përmes dëshmitarëve dhe pamjeve të video survejimit përreth stadiumit, të gjurmojë personin përgjegjës për ngacmimin. Policia do të dëgjojë edhe gazetaren për të rindërtuar historinë.