Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës, Balluku: Do të jetë ndërkombëtar, udhëtime edhe jashtë Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë funksional në vitin 2025.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë ndërkombëtar, i cili do t’u japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por kudo në botë. Sipas saj, pritet që ky aeroport të hapë rreth 1000 vende pune, ndërkohë që synohet të arrihet të udhëtojnë deri në 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ky do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do t’i japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por edhe në kontinentet e tjera, pasi kushtet teknike të këtij aeroporti i mundësojnë këto udhëtime trans-oqeanike.

Projekti i këtij aeroproti u fitua nga një konsorcium kryesisht shqiptar, i cili udhëhiqet nga një nga figurat më atdhedashës, zoti Behgjet Pacolli. Kjo e bën këtë projekt edhe më të veçantë. Ky projekt është i të gjithave trevave shqiptare. Ky projekt na bën krenar sot më shumë se kurrë.

Ky është kantieri që kemi ëndërruar prej shumë vitesh dhe që sot ia dhurojmë Vlorës. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh në vendin tonë. Ky aeroport parashikohet të hapë rreth 1000 vende pune, dhe synimi është të dorëzohet në vitin 2024 dhe të bëhet operacional në vitin 2025.

Koncesionari do të ketë një nga partnerët më të rëndësishëm europianë dhe botërorë, Aeroportin e Mynihut, të cilët do të operojnë këtë aeroport menjëherë pas përfundimit të punimeve. Ky projekt pritet të ketë në vitin e parë 500 mijë pasagjerë, për të vijuar më vonë me 2.1 milionë pasagjerë dhe të vazhdojë në rritje deri në 10 milionë pasagjerë në vit. “Air Albania” do ta ketë në këtë aeroport bazën e saj, shtëpinë e saj”, tha Balluku.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV