Të shtëna me armë zjarri te “Fusha e Aviacionit” në Tiranë, policia identifikon autorin

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Policia bën me dije se një një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër, ndërkohë që është bërë i mundur identifikimi i tij dhe po punohet për ta arrestuar.

“Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.