Dita e Çlirimit bashkon sërish Ramën dhe Metën, bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria përkujton sot 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.

Si çdo përvjetor, krerët më të lartë të shtetit kanë zhvilluar homazhe në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Ceremonia bashkoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, si dhe kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla.

Ata kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë për çlirimin e atdheut.