Qëlloi me shuplakë në të pasme gazetaren italiane, dënohet tifozi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjesti i tij në fund të ndeshjes, duke qëlluar me shuplakë në të pasme gazetaren gjatë transmetimit live, i ka kushtuar jo pak tifozit italian. Mësohet se ai është pezulluar 3 vite nga të gjitha aktivitetet sportive. Ai është identifikuar si tifozi i Fiorentinës, Andrea Serrani.

Në një intervistë në TV italian, Serrani pranoi se kishte bërë një gabim dhe i kërkoi falje gazetares, por mohoi se veprimet e tij ishin seksizëm. Ai shtoi se kishte bërë gjestin në një moment zemërimi pas humbjes së ekipit të tij.

Tifozi ngacmoi gazetaren sportive Greta Beccaglia, e cila po raportonte pas një ndeshje futbolli të Serisë A në Firence. Ajo reagoi menjëherë duke thënë se “nuk duhet ta bënte këtë”, e ndërsa theksoi se kjo gjë u ndodh shumë vajzave, përtej kamerave prandaj kërkoi edhe një sensibilizim.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV