Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje në burgun e Greqisë, Apeli lehtëson dënimin e gardianëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dënimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.

Megjithëse u shpallën fajtor për veprimet torturuese kundrejt shqiptarit, i cili pësoi arrest kardiak, duke marrë parasysh edhe sjelljen e mirë të gardianëve të dënuar, nga 5 deri 7 vite burg për secilin, do të marrin 3.

Në Shkallën e Parë, u paraqitën 13 persona si bashkëpunëtorë të kësaj vrasje, por ajo e apelit vendosi të ulë dënimin e tij nga 3 vjet në “pezullim nga puna” të rojës së burgut në atë kohë.

Gjykata e Apelit: Arresti kardiak është i pavarur nga torturat që i bënë shqiptarit 12 ish-gardianët!

Pretendimet e ish-gardianëve për vrasjen.

Ata e rrahën brutalisht dhe e torturuan deri në vdekje, pasi shqiptari ishte autori i vrasjes së kolegut të tyre.

Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nga Malandrino.

Çfarë ka thënë prokurori?

Ata e torturuan qëllimisht për ta ndëshkuar për vrasjen e shokut të tyre. Ai ishte i rraskapitur, e lidhën pas një shtylle dhe e rrahën brutalisht me shkelma dhe grushte. I arrestuari është zvarritur për dy orë pas rrahjes, pa marrë asnjë ndihmë

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV