Zbulohet shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trupin e tyre u gjet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se një muaji, të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e 4 turistëve rusë në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun fillestar të vdekjes së 4 anëtarëve të një familje nga Rusia.

Në emisionin “Nën shënjestër” në ‘News24’ mbrëmjen e sotme është publikuar ekspertiza mjeko-ligjore ku sipas të cilës, në trupat e viktimave është konstatuar prania e monoksidit të karbonit në masën 75 përqind.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit. Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore. Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre.

Të fundit

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë hyrë në fuqi. “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË...

Lajme të tjera

Web TV