Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e afateve të vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e mandatit të organeve që kryejnë vettingun e njerëzve të drejtësisë, deri në date 31 Dhjetor 2024. Në draft-opinionin e “Venecias” që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, thuhet amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ky opinion i “Venecias” i jep një shtysë më shumë mazhorancës për të shkuar në seancë parlamentare e të hedhe në votim ndryshimin në Kushtetutën e vendit. Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias do të diskutohet e më pas do miratohet në sesionin e datës 10 Dhjetor. “Venecia” u angazhua në këtë proces pas kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë.

Mazhoranca është shprehur më herët se qëllimi i ndryshimit kushtetutes është që të gjithë magjistratët, gjyqtarë dhe prokurorë t’i nënshtrohen të njëjtit standard kontrolli, pasi kalimi i verifikimit tek KLGJ e KLP do sillte ndryshim të metodologjikës së punës, si dhe mundësisht konflikt interesi.

Deri më tani Këshilli i Legjislacionit ka zhvilluar një sërë seancash dëgjimore me ekspertë konstitucionalistë, përfaqësues të shoqërise civile dhe akademike. Për votimin në Parlament të ndryshimit kushtetutes nevojiten të paktën 94 vota deputetësh, të cilat PS nuk i gëzon e për këtë arsye nevojiten edhe votat e opozitës. Deri tani opozita nuk është shprehur zyrtarisht nëse do votojë pro apo kundër këtij ndryshimi kushtetutes.

 

 

Të fundit

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Cilat janë shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës?

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në këtë...

6 mijë gjoba gjatë korrikut, çfarë po ndodh me shoferët në Elbasan?

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit...

Lajme të tjera

Web TV