Rama për ‘Open Balkan’: Adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryeministrin Edi Rama, nisma ‘Open Ballkan’ është veçse një kuadër rregullator, as më shumë e as më pak se kuadri rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Nga foltorja e Kuvendit, ku iu përgjigj akuzave të Tritan Shehut, Rama u shpreh se kjo nismë adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve.

Edhe një herë, Rama theksoi se ‘Open Balkan’ është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit.

“Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit ku adresohet në mënyrë praktike domosdoshmëria që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkërisht drejt realizimit të vizionit të këtij procesi si dhe të adreson nevoja e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve, përpunuesve apo tregtuesve të këtij vendi. Ja konkretisht, a e dini ju z.Shehu se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi? Konkretisht 371 eksportues në M.V dhe 165 në Serbi. Meqë thelbi i këtij debati është Serbia, nga 165 eksportues shqiptar në Serbi 57 janë frutash dhe perimesh që prej vitesh janë në aktivitet pavarësisht se çfarë diskutojmë ne apo se cila është panorama politike mbi të cilën ngrihen në mënyrë të nxituar hipotezat për të kundërshtuar zgjerimin e bashkëpunimit rajonal. Ideja e Procesit të Berlinit janë të qarta për të gjithë deh sa i takon Ballkanit të hapur dua tju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe kemi në kuadër të atij procesi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën e Malin e Zi për ‘one stop’ në kufijtë tanë. Ne jetojmë në një hapësirë gjeografike që nuk e kemi zgjedhur dhe jemi në kushtet ku duhet të stimulojmë, prodhimet, eksportet dhe në ndërkohë këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar duke bërë që. Vetëm në orët e pritjes i kushton vendeve 1% të Prodhimit të Brendshme të vendit. Ky kuadër i përbashkët rregullatorë nuk është as më shumë e as më pak sesa kuadri i përbashkët rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Pra kuadri rregullator është neutral ndaj gjithë arsyeve politike të një vendi apo një vendi tjetër. Për të kaluar transit në Malin e Zi vetëm kostoja për kontrollin veterinar është 80 euro, plus 20 euro për agjencinë doganore, dmth 100 euro çdo kalim dhe nuk flas për koston e kohës së pritjes. Mekanizimi i Ballkanit të Hapur dhe të gjitha marrëveshjet që ne po bëjmë, disa prej të cilave do firmosen këtu në Tiranë para festave, do të bëjnë që lehtësia që do t’u krijohet të gjitha kompanive, rreth 500 kompani shqiptare të jetë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot“, tha Rama.

Lexo edhe :  Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV