137 kg kokainë në Portin e Durrësit, Gjykata e Posaçme dënon me 27 vite burg dy të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për dy personat e arrestuar për 137 kg kokainë, e kapur në Portin e Durrësit dy vite më parë. Në arrati është i akuzuari si porositës Gentian Malindi.

Kështu, GJKKO ka dënuar me burg respektivisht:

Altin Myslihaka – dënohet me 15 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë 10 vite;
Ardian Bega – dënohet me 12.6 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë 8.4 vite;
Gentian Malindi – i akuzuar si porositës është në arrati, procesi ndaj tij është pezulluar.
Kujtojmë se, rreth 137 kilogram kokainë, ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.

Me autorizimin e DEA-s amerikane, kur konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi u krye edhe zëvendësimi i kokainës me oriz. Kështu autoritetet ishin një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi Gentian Malindi, arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjes, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit, pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në konteinerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Lexo edhe :  250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit. Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV